Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klubi londinez sheh Igli Taren si pasues të Fabio Paraticit

Klubi i Tottenhamit ka vënë në shenjestër drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, si zëvendësues të mundshëm për Fabio Paraticit. Siç raportohet nga “The Mirror”, Paratici (ish-drejtues i Juventusit) është përjashtuar me 30 muaj nga futbolli italian për përfshirjen e tij në parregullsi të supozuara financiare dhe kontabilitet të rremë te “Zonja e Vjetër).

50-vjeçari italian është aktualisht Drejtor Menaxhues i Futbollit te Tottenham.

“The Mirror” ka pohuar se megjithëse “pezullimi prej dy vitesh e gjysmë i Paraticit vlen vetëm për futbollin italian”, sipas rregulloreve të FIFA-s, “një shoqatë kombëtare mund të aplikojë për të zgjeruar pezullimin edhe jashtë vendit të vet”.

Juventusi thuhet se ka filluar procesin e apelimit kundër vendimit të gjykatës, por nëse bardhezinjtë dështojnë në apelimin e tyre, atëherë ka një shans që Paratici të përballet me një pezullim në mbarë botën.

“The Mirror” ka pohuar Tottenhami po sheh mundësinë e punësimit në vend të Paraticit zbuluesin e talenteve te Benfika, Rui Pedro Braz, nëse italiani pezullohet në të gjithë botën, ndërsa CMË po raporton se klubi i Premier League-s po sheh mundësinë e afrimit të 49-vjeçarit shqiptar, Igli Tare, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij aktuale me Lazion.

Tottenham është i pesti në Premier League për momentin me 39 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Lazio aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në Serinë A me 39 pikë në 22 ndeshje.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...