Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga 2

Klubi me kapiten shqiptar i beson stolin një 29-vjeçari, ndodh vetëm në Gjermani

St Pauli garon në Bundesliga 2 dhe këtë sezon nuk po bën mirë në kampionat. Skuadra gjermane, pjesë e së cilës janë edhe dy dardanët Leart Paqarada (kapiteni) dhe Betim Fazliji, renditet në vendin e 15-të.

Drejtuesit e klubit nga Hamburgu, kanë surprizuar duke zgjedhur një 29-vjeçar si trajnerin e ri të skuadrës. Fabian Hurzeler është vetëm 29 vjeç, ai luajti si futbollist në nivele të ulëta, ndërkohë që rreth tri vite më parë e mbylli me futbollin aktiv.

Hurzeler u emërua zv trajneri i St Pauli në verën e vitit 2022, më 6 dhjetor mori përkohësisht drejtimin e ekipit, ndërkohë që sot është zyrtarizuar si “timonieri” i St Pauli, duke nisur në moshë të re aventurën e parë si trajner i parë.

Në Gjermani nuk kanë frikë t’u besojnë trajnerëve të rinj. Hurzeler ka si objektiv të ndihmojë skuadrën që mbështetet nga një tifozë të zjarrtë dhe të dhunshëm, me shpresën për t’u bërë Nagelsmanni i ri gjerman.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...