Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Klubi që ai donte nuk e kërkoi”, Neville tregon arsyet pse CR7 firmosi me Al Nassr

Zyrtarizimi i marrëveshjes së Cristiano Ronaldos mes klubi suadit, Al Nassr, ka qenë lajmi kryesor i orëve të fundit. Edhe në Angli ka qenë një nga temat e ditës. Nuk duhet harruar se vetëm pak javë më parë sulmuesi ishte pjesë e Manchester United.

Ndaj këtij lajmi kanë reaguar një nga ish-lojtarët më të njohur të Premier Leagues, shokë skuadre me Cristianon në epokën e tij të parë në “Old Trafford”, Gary Neville.

“Natyrisht që do ta shohim më rrallë Cristianon tani. Vendimi i rij i fundit na tregon dy gjëra: e para është se Arabia Saudite po vë një bast serioz për futbollin. Ata kanë investuar miliona tek një lojtar I vetëm. Ata po përpiqen të forcojnë ligën e tyre. Mendoj se Cristiano donte të qëndronte të paktën deri në fund të sezonit në një nga ekipet më të mëdha në Evropë dhe të shënonte më shumë gola. Ndoshta në një ekip kampionësh. Oferta ishte jashtë kësaj bote. Ndoshta klubi që ai donte nuk e kishte kërkuar dhe kjo ishte zgjedhja e tij. Ekziston një element trishtimi, sepse ne ndoshta e kemi parë nivelin e tij më të lartë dhe tani është në përfundim të karrierës. Mendoj se mund të kishte qëndruar “Old Trafford” nëse palët do t’i kishin trajtuar gjërat në mënyrën e duhur. Doli se largimi ishte i pashmangshëm”, tha Neville.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...