Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klubi shkarkon pas 10-vitesh trajnerin, skuadra rrezikon të zbresë në Championship

Pas 10-viteve në Turf Moore, Burnley vendos të shkarkojë trajnerin Sean Dyche. Me 24 pikë dhe në vendin e 18-të të klasifikimit, skuadra në këtë sezon rrezikon të largohet nga Premier League dhe të zbresë në Championship, ndaj drejtuesit kanë vendosur të marrin masa për të shkundur lojtarët dhe për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes. Burnley ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit dhe në këtë formë, shkarkimi i 50-vjeçarit ishte i paevitueshëm.

Megjithatë, nën drejtimin e Sean Dyche, Burnley arriti dy herë ta ngjiste skuadrën në Premier League, ndërsa ia ka dalë edhe ta mbyllë një sezon në vendin e shtatë duke e dërguar Burnleyn në Europë.

Ndërkaq, në ndeshjen e radhës në kampionat atë ndaj West Ham skuadrën pritet ta drejtojë trajneri i skuadrës U23 Mike Jackson i asistuar edhe nga drejtori i akademisë Paul Jenkins, ndërsa në këtë moment të vështirë, drejtuesit i kanë kërkuar edhe kapitenit të klubit Ben Mee të kontribuojë në menaxhimin e skuadrës derisa të zyrtarizohet trajneri i ri që do të pasojë Sean Dyche.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...