Boksieri premtues i peshave të rënda, Moses Itauma pati nevojë vetëm për 35 sekonda, që të hedhë Knock-out rivalin e tij Ramon Ibrra, në ndeshjen e dytë të karrierës.
Britaniku 18-vjeçar është një nga boksierët më premtues dhe ka si objektiv të bëhet më i riu që merr titullin e kampionit të botës, rekord që aktualisht mbahet nga Myke Tyson, i cili u ngjit në majë në moshën 20-vjeçare.
Në ndeshjen e parë, Itauma pati nevojë vetëm për 23 sekonda, që të hedhë knock-out kundërshtarin e tij, ndërsa këtë herë për 35. Ndërkohë që pritshmëritë mbi të rriten ,fansat kanë filluar të ankohen se po e shohin shumë pak në ring dhe nuk po krijojnë ende një ide për mënyrën si ndeshet.
Lexo edhe:
Itauma do të rikthehet në ring më 15 prill, për t’u ndeshur me boksierin kinez Zhilei Zhang, ndaj të cilit do të kërkojë një tjetër sukses me knock-out.
