Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Koeman bllokoi transferimin e Lautaros te Barça, kërkoi sulmuesin tjetër të Interit

Koeman dhe Lukaku kur ishin pjesë e Evertonit në Premier League

Lautaro Martinez ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fund gjithçka dështoi dhe sulmuesi argjentinas ka nisur negociatat me Interin për të rinovuar kontratën, ku pritet t’i përmirësohet ndjeshëm paga e tij vjetore.

Gjatë këtyre ditëve është folur shpesh se shkak për dështimin e sulmuesit argjentinas në “Camp Nou” u bënë pretendimet e larta të drejtuesve të Interit, por mediat spanjolle kanë zbuluar se transferimi u bllokua nga trajneri Ronald Koeman.

Ky i fundit që në takimi ne parë me drejtuesit e Barcelonës, i këshilloi ata të provojnë të sjellin në “Camp Nou” sulmuesin tjetër të Interit, Romelu Lukaku, të cilin e shikonte si profilin ideal për t’iu imponuar edhe fizikisht kundërshtarëve.

Koeman e ka stërvitur belgun te Evertoni në sezonin 2016-2017, gjatë të cilit Lukaku arriti të shënojë 26 gola në 37 ndeshje dhe holandezi kërkoi me ngulm që ta merrte edhe te Barcelona, por katalanët hasën në një jo të prerë nga ana e Interit.

Lukaku është futbollist thelbësor për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte dhe këtë sezon arriti të shënojë 34 gola në 51 ndeshje, ndaj zikaltrit as nuk e morën mundimin të dëgjojnë ofertën e Barcelonës për sulmuesin belg.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...