Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Koeman: Jam mësuar me presionin e “El Clasicos”, mjaft më pyetët për Griezmannin!

Ronald Koeman analizoi situatën te Barcelona para “El Clasicos”, që do të zhvillohet këtë të shtunë, në orën 16:00. Për trajnerin holandez është hera e parë që do ta luajë përballjen më të ndjekur të futbollit spanjoll në pankinë, pasi dekada më parë ka patur rol protagonisti në fushën e blertë. Fillimisht 57-vjeçari shprehu keqardhjen që Barcelona-Real Madrid do të luhet pa tifozë.

“Të gjitha ekipeve u mungojnë shumë tifozët. Është paksa e çuditshme të kesh një fushë kaq të madhe të zbrazët. Pak nga pak, duhet të mësohemi. Le të shpresojmë që së shpejti të kemi tifozët dhe të ndihmën e tyre”.

Si Barcelona ashtu dhe Reali vijnë në këtë “El Clasico” të parë të sezonit pas dështimit në La Liga. “Los Blancos” u mposhtën nga Cadizi, ndërsa “Blaugranat” nga Getafe.

“Ka shumë presion para kësaj ndeshjeje dhe nuk varet nga takimi i mëparshëm, as për ne dhe as për Madridin. Ata ndoshta nuk kanë qenë në nivelin e tyre, veçanërisht në shtëpi, por nuk do të thotë se është një ekip që vjen me moral të ulët. Reali është një ekip me përvojë të madhe dhe mund ta fitojë përballjen. Nuk mendoj se do të kenë ndikim dy humbjet e fundit të Madridit.”

Holandezit edhe në këtë konferencë për shtyp iu bë e njëjta pyetje mbi situatën e Antoine Griezmann.

“Ka mundësi që të luajë. Nuk është mirë të diskutosh për rolin e tij para çdo ndeshjeje. Skuadra ka lojtarë të tjerë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, por ne duam që të gjithë të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm. Skuadra është gjëja më e rëndësishme. Ne e përgatisim ndeshje, duke zgjedhur më të mirën.”

Nga lojtar, në trajner në “El Clasico”, Koeman është mësuar me presionin e kësaj ndeshjeje.

“Shpresoj që të mund të fle i qetë. Është ndryshe të jesh në stol. Kam qenë në këtë sport për shumë vite dhe mendoj se do të luajmë një sfidë të rëndësishme kundër rivalit tonë më të madh. Jam mësuar me këtë presion”.

Sa i përket reagimit të Gerard Piquesë në intervistën e fundit, ku i dilte krah Lionel Messit, holandezi u shpreh:

“Ka qenë pjesë e Barcelonës për shumë vite dhe e respektoj mendimin e tij. Është një lojtar i zgjuar dhe e kam të qartë se, nëse bën një intervistë si kjo, gjithsesi do të luajë mirë. Ai është i përqendruar në ndeshje, pavarësisht intervistës”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...