La Liga

Koeman: Kjo skuadër di të vuajë, fitojmë ndeshjet e mbetura dhe titullin

Një gol i Ousmane Dembele në minutën e 90’ të ndeshjes i mjaftoi Barcelonës për të triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Valladolidit në “Camp Nou” dhe të ngjitet në vendin e dytë të renditjes me vetëm dy pikë më pak se Atletico e Madridit që kryeson.

Katalanët kanë regjistruar 6 fitore radhazi në kampionat dhe kanë rikuperuar ndjeshëm terren, duke qenë se pak javë më parë askush nuk i llogariste si kandidatë për të fituar titullin, ndërsa trajneri Koeman u shfaq mjaft entuziast për paraqitjen në ndeshjen ndaj Valladolid.

“Ishte një ndeshje e vështirë, si të gjithë takimet që luhen menjëherë pas grumbullimeve të përfaqësueseve. Megjithatë skuadra këmbënguli deri në fund për të gjetur fitoren dhe ia dolëm të shënojmë një gol me mjaft vlera”, u shpreh trajneri holandez.

Të shtunën në mbrëmje Barcelona do të jetë mysafire në Madrid, për t’u përballur me Realin e vendit të tretë, në një “El Classico” speciale, ndërsa Koeman është optimist që katalanët mund të fitojnë të gjithë ndeshjet e mbetura dhe të ngrenë lart titullin kampion.

“Ka ndeshje ku gjithçka shkon mirë dhe shënon shumë gola, por ka të tjera kur duhet të dish të vuash dhe të presësh mundësinë tënde. Kjo ndaj Valladolidit ishte një prej tyre, ku pavarësisht vështirësive, skuadra nuk u dorëzua për asnjë moment deri sa gjeti golin e fitores. Kjo skuadër me bind dhe besoj se mund të fitojmë të gjithë ndeshjet e mbetura, për të ngritur lart titullin kampion më pas”, deklaroi Koeman.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency