Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Koeman: Lojtarët pushuan, vonesa në udhëtim nuk do ndikojë te ndeshja nesër

Ronald Koeman nuk e sheh si problem vonesën enë udhëtim që pësoi kombëtarja holandeze, e cila shkoi me shumë vonesë në Dortmund, duke mos mundur të bënte stërvitje një ditë para gjysmëfinales kundër Anglisë në Kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Në një prononcim të shkurtër për mediet sapo mbërriti në Dortmund, trajneri i Holandës u shpreh se kjo situatë nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen përballë Anglisë.

Lexo edhe:

“Në fund, lojtarët mundën të pushojnë për rreth 2.5 orë në hotel, kështu që nuk ishte aspak problem. Kjo nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen e nesërme“,-deklaroi Koeman.

Skuadra holandeze duhej të udhëtonte me tren nga Wolfsburg-u për në qytetin ku do të zhvillohet ndeshja me Anglinë, në Dortmund pasditen e kësaj të martë, por ai udhëtim u anulua.

Lojtarëve iu komunikua ky lajm kur ishin në autobus rrugës për në stacionin e trenit. Skuadra holandeze më pas udhëtoi me avion në mbrëmje.

Konferenca për shtyp që Koeman dhe mbrojtësi Nathan Ake duhej të jepnin në stadiumin “Signal Iduna Park” u anulua për shkak të vonesës. Stërvitja e fundit në prag të gjysmëfinales ndaj Anglisë u zhvillua në Wolfsburg, aty ku qëndroi kombëtarja holandeze gjatë Kampionatit Evropian.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...