Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Koeman: Me Messin mund të fitojmë gjithçka, ja pse e zëvendësova ndaj Granadës

Barcelona mposhti Granadën me rezultatin e thellë 0-4 dhe regjistroi fitoren e tretë brenda javës, duke rikuperuar ndjeshëm distancën me kreun, ndërsa tani besimi për titullin kampion është rikthyer sërish te katalanët.

Këtë e konfirmoi vetë trajneri holandez Ronald Koeman, që në deklaratën e dhënë pas ndeshjes foli me superlativa për paraqitjen e të tijve dhe mbi të gjitha të Lionel Messit, të cilin e zëvendësoi pas 60 minutash lojë.

“Ne kemi shumë nevojë për Messin, pasi me golat dhe lojën e tij na ndihmon të zgjidhim ndeshjet dhe të provojmë të fitojmë të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë. Këtë herë shënoi dy gola dhe me avantazhin 0-4 e pashë të arsyeshme që lojtarë si ai dhe De Jong, të cilët kanë luajtur gjithmonë, t’i lija pushim. Fitoret radhazi po na ndihmojnë të rritemi edhe në aspektin psikologjik e atë të vetëbesimit”, tha Koeman.

Në transfertën e djeshme tekniku holandez i dha disa minuta edhe mesfushorit të talentuar Riqui Puig, me të cilin ka pasur përplasje në fillim të sezonit, megjithatë Koeman theksoi se tani gjithçka ka mbetur pas krahëve.

“Ju pyesni për Riqui Puig, por ne kemi shumë lojtarë të rinj të talentuar, të cilët duam t’i përfshijmë gradualisht në formacion. Nuk kam asnjë problem me të dhe flasim shumë edhe në stërvitje, pasi dua që të përmirësohet dhe të bëhet një titullar i skuadrës”, tha tekniku katalan.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...