Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Koeman: Mendoj se Messi do qëndrojë, për rinovimin nuk më takon mua ta bind

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka dalë në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes së rëndësishme ndaj Atleticos së Madridit në “Wanda Metropolitana”, ku është pyetur kryesisht për të ardhmen e Lionel Messit.

Tekniku holandez theksoi se argjentinasi do të mbetet te Barcelona, pavarësisht zërave të fundit që e shohin atë të mërzitur me trajtimin në Katalunjë, teksa foli edhe për rinovimin e kontratës së Pep Guardiolës me Manchester City-n.

“Mendoj se Messi do të qëndrojë te Barcelona, pasi nuk e shoh dot larg këtij ekipi. Ka edhe një vit kontratë me ne, por nuk më takon mua ta bind të rinovojë. Gjithsesi besoj se do të qëndrojë. Rinovimi i Guardiolës? Nëse ai është i lumtur, atëherë më vjen mirë edhe mua që ka rinovuar. Po bën një punë shumë të mirë, në një klub ku e trajtojnë shumë mirë, ndaj rinovimi ishte një hap i pritshëm për palët”, deklaroi Koeman.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...