La Liga

Koeman s’i llogarit as për miqësoret, Vidal dhe Suarez praktikisht të larguar  

Arturo Vidal dhe Luis Suárez jashtë listës së parë të përpiluar nga trajneri Roland Koeman për miqësoren me Gimnàstic de Tarragona në stadiumin “Johan Cruyff” (nis në orën 19:00).

Mosgrumbullimi i dy futbollistëve për këtë test miqësor të ndihmon t’i bësh një lexim më të qartë situatës te “blugranat”. Koeman ka folur me të dy futbollistët dhe i ka informuar se nuk janë në planet e tij. Nga fjalët, holandezi ka kaluar në veprim. Si Vidal ashtu edhe Suarez janë në bisedime për t’u larguar, kështu që klubi nuk dëshiron që të pësojnë ndonjë dëmtim të mundshëm, që mund të ndikonte të ofertat në drejtim të tyre. Nga ana tjetër, është edhe demonstrim force, për t’ua bërë të qartë se për ta nuk ka më vend në skuadër.

Për më tepër, si Luis Suárez ashtu edhe Arturo Vidal aktualisht po negociojnë largimin e tyre nga klubi “blaugrana”. Kiliani është pranë transferimit tek Interi, ndërsa uruguajani po tenton t’i bashkohet Juventusit.

Në rastin e parë, duket se negociatat kanë avancuar deri në pikën që Arturo Vidal mund të udhëtojë në Milano këtë të shtunë, për të mbyllur operacionin. Nga ana e tij, Luis Suárez është gjithashtu në pritje të një procedure për të marrë kombësinë italiane, para se të mbyllë nënshkrimin e tij të mundshëm me Juventusin.

Vidal dhe Suárez, megjithatë nuk janë mungesat e vetme të rëndësishme në këtë listë të parë Koeman. Jashtë kanë mbetur edhe Rafinha, Wague dhe Matheus Fernandes, të cilët gjithashtu janë lënë jashtë, shenjë që tregon se ata janë gjithashtu në merkato, në pritje të ofertave.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency