Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Koeman: Trincao blerje e shkëlqyer, Messi duhet të përmirësohet fizikisht

Ronald Koeman dha përshtypjet e tij për testin e parë parasezonal midis Barcelonës dhe Nastic, që përfundoi 3-1 për “blaugranat”.

Loja: Gjëja më e mirë është që secili ishte në gjendje të luante 45 minuta, sepse ende nuk kemi kondicion fizik. U panë gjëra të mira te dy golat e parë dhe lojërat në krah, ku është përdorur hapësira. Në pjesën e dytë mund të shënonim më shumë gola. Të gjithë lojtarët përfunduan mirë, pa probleme dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Taktika: Ne kemi punuar shumë në aspektin fizik në seancat stërvitore që kemi bërë deri më tani dhe tani e tutje duhet të bëjmë më shumë gjëra në aspektin taktik.

Pedri: Ai është talent i madh, është vetëm 17-vjeç dhe e konsideroj një nënshkrim i rëndësishëm për të ardhmen. Ai është stërvitur me ne dhe ka cilësi për të luajtur. Të shohim se sa mund të marrë pjesë në lojën tonë.

Trincao: Më pëlqeu, bëri paraqitje pozitive, herë duke hyrë nga brenda dhe herë nga jashtë. Ka cilësi dhe duhet t’i përshtatet shpejtësisë dhe ritmit të topit. Është blerje e shkëlqyeshme.

Messi: Ka treguar të njëjtën frymë si ditën e parë. Ai po stërvitet mire dhe e ka bërë edhe kur mori pushimet. Ai e di shumë mirë që duhet të përmirësohet fizikisht si gjithë të tjerët. Cilësia e tij flet vetë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...