Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Koha për falenderime, Uzuni largohet nga Lokomotiva e Zagrebit me fjalë “mjalti”!

Me humbjen 1-0 në finalen e Kupës së Kroacisë ndaj Rijekas të shtunën, Myrto Uzuni mbylli aventurën e tij me Lokomotivën e Zagrebit. Edhe pse nuk arriti të fitonte dot asnjë trofe, ky sezon ishte vërtet fantastik për sulmuesin shqiptar që i mbështetur edhe nga bashkëkombasit e tij arriti ta çonte skuadrën kryeqytetase për herë të parë në histori në paraeliminatoret e Champions League. Tashmë Uzuni do të nisë një eksperiencë të re në Budapest me kampionët e Hungarisë, Ferencvaros që paguan 1,8 milionë euro për kartonin e tij, por përpara se të largohej nga Lokomotiva, 25-vjeçari i kombëtares shqiptare i ka falenderuar të gjithë në klub për këto 2 vite të mrekullueshme.

“Me këtë postim dua të falënderoj çdokënd te Lokomotiva e Zagrebit, të cilët ishin pjesë e udhëtimit tim në këto dy vite. Dua të falënderoj klubin që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të të luaja këtu, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe drejtuesit. Falënderime nga zemra që më ndihmuat të rritem dhe të përgatitem për hapin e radhës në karrierë. Jam shumë i lumtur që e mbyllëm këtë sezon me një sukses historik për Lokomotivën, siç ishte kualifikimi për herë të parë në Champions League, por edhe daljen në finalen e Kupës. Jam i gëzuar që ndihmova skuadrën me golat e shënuar dhe asistet që dhurova për shokët. Urimet më të mira“, shkruan Myrto Uzuni në profilin e tij në “Instagram”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...