Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Koha për veprim”, UEFA dyfishon shpërblimin për Europianin e femrave

“Time For Action – Koha për veprim” quhet strategjia e UEFA-s për të zhvilluar futbollin e femrave dhe pikërisht në kuadër të këtij aksioni, është vendosur që të dyfishohet shpërblimi për skuadrat që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian të verës së ardhshme.

I planifikuar për këtë verë, po i shtyrë për shkak të Europianit të meshkujve, Kampionati Europian i Futbollit për femra do të luhet korrikun e ardhshëm në Londër, ndërsa 16 skuadrat pjesëmarrëse do të mund të përfitojnë një shifër prej 16 milionë eurosh, nga 8 që ka qenë në Europianin paraardhës.

Gjithashtu UEFA ka vendosur të vërë në dispozicion edhe një buxhet prej 4.5 milionë eurosh, që do të shpërndahet për klubet, futbollistet e të cilave do të marrin pjesë në Kampionatin Europian të Futbollit për femra.

Më herët qeveria europiane e futbollit zbuloi se planifikon të shesë më tepër se 700 mijë bileta për këtë Europian, çka do ta bënte atë kompeticionin më të rëndësishëm të organizuar ndonjëherë në futbollin e femrave.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...