Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Koha Shtesë”/ Berisha: Koha për trajner autoritar dhe shqiptar te Kosova

Mesfushori i përfaqësuese së Kosovës, Valon Berisha, të dielën ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”SuperSport. Berisha, i cili nuk ishte pjesë e gjashtë ndeshjeve të fundit të Kosovës në kuadër të garës për kualifikim në Euro 2024 pas lëndimit që pësoi me Rumaninë.

30-vjeçari foli se çfarë ka bërë që të rikthehet në formë, rreth së ardhmes së tij në futbollin e klubeve si dhe çfarë nuk shkoi në misionin që Kosova të kualifikohej për turneun e verës së ardhshme. Sidomos edhe për trajnerin e ardhshëm.

Si ka qenë koha e rikuperimit nga lëndimi në ndeshjen me Rumaninë?
Ka qenë e vështirë. Ishte një lëndim i rëndë në ditët e para, por me të gjithë ndihmën që kam pasur jam gati për vitin 2024.

Meqë jemi pranë afatit kalimtar dimëror, a ka pasur ndonjë ofertë për ju?
Kam oferta nga Turqia nga Zvicra. Unë besoj që do të ketë diçka të mirë. Më e rëndësishmja është të gjej një skuadër ku do të luaj dhe të kem mundësi për të dhuruar atë çfarë di të bëj.

Lexoni edhe:

A keni një kampionat të preferuar ku mendoni të luani në të ardhmen?
Nuk kam kampionat të preferuar, por ajo çfarë unë dua më shumë është që të kem mundësi dhe hapësirë në skuadrën time të ardhshme. Të kem minutazh të madh.

Si e shpjegoni mos arritjen e kualifikimit të Kosovës për Euro 2024?
Vështirë të gjej arsye, fillimi ka qenë i vështirë dhe besoj se ne lojtarët duhet të dhurojmë më shumë. Ne nuk arritëm të bënim atë çfarë dëshironim. Një gjë që na gëzon është kualifikimi i Shqipërisë. E kemi parë dhe jemi shumë të lumtur për ta. Për ne është e rëndësishme për tani dhe të ardhmen që të kemi një trajner cilësor, i cili në vazhdim do të na ndihmojë.

Sa keni qenë të mbështetur nga përfaqësuesja pas lëndimit që pësuat?
Mbështetjen e kam pasur gjithmonë nga federata dhe presidenti. Për mua ka qenë një moment i vështirë por unë i falënderoj shumë të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë.

A mendoni se trajneri duhet të jetë i huaj apo shqiptar?
Për mua nuk ka rëndësi nëse është shqiptar apo i huaj, thjesht duhet të jetë autoritar. Dhe është e nevojshme të vijë me staf përcjellës, sepse nuk do të thotë që vetëm të marrim këshilla nga trajneri. Por edhe nga ndihmësit e tij, gjithashtu dhe nga trajnerët fizikë dhe mental. Preferoj të jetë trajner shqiptar, sepse na kupton më mirë neve. Por edhe ne atë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...