Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Kohë e vështirë për Conten, humbi tre miq”, drejtori i Tottenham: Shkarkimi vendim i drejtë

Antonio Conte e mbylli pas më shumë se një viti eksperiencën me Tottenham në Premier League, pa mundur të arrinte objektivin për të fituar të paktën një trofe me Spurs-at. Ky sezon nisi me pritshmëri të mëdha, por me kalimin e ndeshjeve skuadra pësoi rënie dhe rezultatet nisën të mungonin. Ndaj, së fundmi drejtuesit më të lartë të amglezëve vendosën ta shkarkonin italianin. Një vendim i cili duket se për mendimin e drejtorit sportiv të Tottenham, Fabio Paratici është i duhuri. Ky i fundit shprehet se Conte po kalonte një periudhë të vështirë pasi kohët e fundit humbi tre miq të ngushtë.

“Ka qenë një sezon shumë i vështirë për Antonio Conte. Para pak javësh humbi jetën miku i tij Ventrone, më parë ishte Mihajlovic dhe Vialli. Në fund, iu desh edhe të operohej. Ishte një periudhë shumë e vështirë për Conten. Por, klubi e ka mbështetur gjithnjë edhe pse në fund duhej të merrnim një vendim së bashku. Ndarja erdhi me konsensus dhe mendoj se ishte vendimi i duhur për të gjithë.

Lexo edhe:

Stellini? Ka shumë eksperiencë si trajner i dytë edhe pse ka qenë i parë për disa kohë në të kaluarën. Megjithatë, në klub është edhe Ryan Mason që është prej vitesh pjesë e Tottenham dhe di gjithçka këtu te Spurs, ndaj mund ta ndihmojë Stellinin. Kam shumë besim te kjo dyshe. Sa i takon stërvitjes nuk do të ndryshojë asgjë sepse kanë mbetur edhe 10 ndeshje nga fundi i Premier League dhe nuk do të fitonim asgjë nëse ndryshojmë pasi nuk ka kohë mjaftueshëm.

Nagelsmann? Jemi të fokusuar vetëm tek Stellini dhe te fundi i sezonit sepse është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Paratici.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....