Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kohë rinovimesh te Milani, Theo arrin akordin, pritet të firmosin edhe dy të tjerë!

Ndërkohë që Juventusi dhe Interi po lëvizin në merkato për të afruar lojtarë cilësorë teksa afrimet e bujshme të janarit ishin Vlahovic për bardhezinjtë dhe Gosens për zikaltrit, Milani po punon për të rinovuar kontratat me lojtarët kryesorë që pëlqehen edhe nga klube të tjera. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me mbrojtësin francez Theo Hernandez për rinovimin e kontratës.

Ish-lojtari i Realit të Madridit pritet të firmosë deri në 30 qershor të 2026-ës me Milanin, me opsion zgjatjen edhe me një tjetër vit, ndërsa paga e francezit do të rritet nga 1,5 milionë euro që përfiton aktualisht në 4 milionë euro plus bonuset. Zyrtarizimi pritet të vijë pas fundit të merkatos së dimrit.

Drejtuesit e Milanit po punojnë edhe për zgjatjet e marrëveshjeve aktuale edhe me dy lojtarë të tjerë, siç janë Ismael Bennacer dhe Rafael Leao. Formula për sulmuesin portugez do të jetë e njëjta me atë të Theo Hernandez, pra do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuset dhe do të firmosë deri në vitin 2026.

Drejt rinovimit është edhe Bennacer që do të ketë një rol akoma më të rëndësishëm në skuadër teksa në marrëveshjen e re Milani mund të përfshijë një klauzolë largimi më të lartë se ajo që prej 50 milionë eurosh që është në kontratën aktuale. Përsa i përket Alessio Romagnolit, ashtu si Kessie edhe mbrojtësi mund të largohet me parametër zero, pasi oferta e Milanit ka qenë për një pagë dyfish më të ulët se ajo që përfiton aktualisht.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...