Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Kokë më kokë” me arbitrin dhe pastaj kopjimi i Mourinhos, Hakimi humbet qetësinë

Maroku u mposht me rezultatin 1-2 në sfidën ndaj Kroacisë të vlefshme për vendin e tretë të Botërorit. Mirëpo, kombëtarja afrikane pati shumë pretendime rreth gjykimit të ndeshjes nga arbitri katariot, Abdulrahman Al Jassim.

Sidomos sa i takon pjesës së dytë, aty ku marokenët pretenduan në më shumë se një rast për penallti. Megjithatë, gjyqtari nuk i mori parasysh protestat ndërsa edhe VAR nuk ndërhyri.

Në këtë formë, në fund të ndeshjes, Hakimi nuk mundi t’i mbante nervat dhe “shpërtheu” ndaj arbitrit nga Katari duke pasur një ballafaqim “kokë më kokë” ndërsa më pas erdhi edhe gjesti i prangave i bërë i njohur nga Jose Mourinho. Tashmë, lojtari i PSG rrezikon një gjobë apo edhe pezullim nga ana e FIFA-s që tregohet e rreptë në të tilla raste.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...