Kategoria Superiore

Kokëdhima në “Sport Time”: Ja tre skenarët që kemi për të mbyllur sezonin

Presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima është një nga të zgjedhurit e Ligës Profesioniste për të negociuar me qeverinë për plotësimin e kërkesave të klubeve të futbollit, por njëkohësisht edhe një nga mbështetësit e promovuesit kryesorë të bojkotit të futbollit momentalisht në vend.

Pasditen e sotme Kokëdhima ishte në një lidhje direkte me emisionin “Sport Time” në Supersport, ku zbuloi edhe tre skenarët e mundshëm të zhvillimit të Superiores, nga më i miri te më i keqi, që parashikon mbajtjen pezull të futbollit deri në muajin prill.

“Tre skenarë janë në diskutim. I pari është të mos luhet kampionati fare, deri në prill dhe atëherë të bëhet një sistem grumbullimi dhe të bëhen ndeshjen me vetëm një takim, ku të vendoset gjithçka. Kjo për të mos krijuar problem me botën e futbollit. Skenari i dytë është të zgjidhen çështjet deri në janar dhe të luhet me dy faza. I treti është që qeveria të tregohet e arsyeshme, të bëjmë një marrëveshje dhe t’i hapim rrugë reformave për të ecur para. Futbolli është duke marrë fund dhe nuk ka pasur asnjë polemikë në mbledhje”, tha Kokëdhima.

I pyetur nëse Shqipëria mund të penalizohet nga FIFA dhe UEFA, nëse kampionatin nuk luhet, Kokëdhima dha garanci se asgjë nuk do të ndodhë dhe se Liga Profesioniste ka marrë mbështetje jo vetëm morale nga aktorët drejtues të futbollit në Europë e botë.

“Nuk do ketë asnjë dënim nga UEFA dhe FIFA, pasi janë në dijeni të kësaj që po ndodh në Shqipëri. Ne kemi marrë rrugë të sigurt, mbështetje morale, por edhe më shumë se kaq. Ne nuk do e lëmë Shqipërinë pa u përfaqësues në Kupat e Europës”, tha Kokëdhima.

Së fundi presidenti i Apolonisë është sulmuar publikisht edhe nga kryetari i bashkisë së Kukësit, njëkohësisht president nderi i verilindorëve, Safet Gjici, i cili ka dalë kundër bojkotit.

“Kam dëgjuar disa si Safeti që flasin, por ai nuk është përfaqësues i Kukësit. Gjici është një i ashtuquajtur president nderi dhe Kukësi është mbështetës i bojkotit dhe kërkesave. Ne do e vazhdojmë këtë bojkot deri në fund. Pa një marrëveshje të qartë për t’i dhënë një zgjidhje të plotë kërkesave, unë mendoj se nuk do të luhet më kampionati i Shqipërisë”, u shpreh Kokëdhima.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency