Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kolarov: E lehtë të zgjidhja Interin, idhulli im …

Aleksandar Kolarov thotë fjalët e para si futbollist i Interit. Anësori serb, në një intervistë për Inter Tv, deklaroi se nuk u mendua gjatë kur mori telefonatën për t’u veshur zikaltër.

“E kisha të lehtë të zgjidhja, kur më telefonuan nga Interi, nuk u mendova dy herë, pranova me kënaqësi. Sigurisht që trajneri Conte ka ndikuar shumë në vendimin tim. Që kur ka ardhur këtu, ia ka ndryshuar faqen skuadrës. Shpresoj që të gjithë të bëjmë mirë dhe të provojmë të fitojmë.”

Më pas erdhën batutat për pozicionin e tij në fushë, lojtarin që e ka pikë referimi dhe derbin milanez:

“Roli im? Ndihem shumë mirë si mesfushor i tretë. Mihajlovic ka qenë gjithmonë idhulli im, ndoshta fati do që edhe unë, si ai, ta mbyll karrierën me fanellën e Interit. Kam luajtur shumë ndeshje derbi. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duke parë që në shumë raste kam shënuar, pres që diçka të tillë ta bëj edhe në atë të Milanos.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...