Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kolegji i Garancive Sportive “rrëzon” Juven për titullin e 2006-ës

Juventus ka humbur edhe betejën e fundit ligjore për t’i hequr Interit titullin e vitit 2006, teksa Kolegji i Garancive Sportive në Itali ka vendosur të rrëzojë padinë e bardhezinjve kundër zikaltërve dhe CONI-t.

Për më tepër, ky kolegj ka vendosur që t’i ngarkojë klubit të drejtuar nga Andrea Agnelli edhe shpenzimet e procesit gjyqësor, që kapin shifrën e 10 mijë eurove, që gjithsesi është e papërfillshme për bardhezinjtë.

Titulli I vitit 2006 iu hoq Juventusit pas procesit të “Calciopolit” dhe iu dha Interit, që mbylli atë sezon në vendin e dytë. Që prej asaj kohe bardhezinjtë kanë provuar të gjitha rrugët ligjore, që të bëjnë nul titullin e atij sezoni, ashtu siç u bë me atë të një viti më parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...