Enea Kolici i uron mirëseardhjen kolegut dhe rivalit të tij të ri te Kukësi, Stivi Frashëri. Portieri 30-vjecar, i vlerësuar për kontributin e jashtëzakonzhëm që dha sezonin e kaluar nuk e konsideron veten titullar të padiskutueshëm në radhët e kampionëve në fuqi, edhe pse forma që tregoi me verilindorët e bën favorit për të qenë zgjedhje e parë e trajnerit Milinkovic.
Përplasja me Kukësin për kontratën për Kolicin është një cështje e tejkaluar. Të gjithë në kampin verilindor janë të fokusuar te sezoni i ri futbollistik, pra te mbrojtja e titullit kampion.
Nga blindimi i portës te perforcimet në sulm ku Elis Bakaj konsiderohet një goditje shumë e rëndësishmë e presidentit Gjici. 30-vjecari nuk e ka patur aspak të vështirë për t’u përshtatur te skuadra kampione, ku synon ta nisë menjëherë me trofe aventurën e tij të re.
Ndoshta nuk do të ketë rendimentin e Pero Pejicit, por nga një lojtar me cilësitë e Bakajt pritet një numër dyshifror golash.
