Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Koliçi për Supersport: Nuk pendohem që zgjodha Skënderbeun, ja objektivat!(Video)

Enea Koliçi e mbylli sezonin e shkuar si një ndër portierët me performancën më pozitive edhe pse skuadra e Flamurtarit nuk po notonte në pishinën me para, gjatë periudhës së verës ofertat nuk munguan në drejtim të 33-vjeçarit, i cili në fund zgjodhi klubin më të sukseshëm të dekadës së fundit në Shqipëri, Skënderbeun. Nuk është e njëjta skuadër që dominonte futbollin tonë, por gjithsesi gardiani porgradecar nuk shfaq shenja pendese për zgjedhjen e bërë.

Në korridoret e futbollit është përmendur shpesh fjalia “Skënderbeu nuk ka motiv e as objektiva” duke iu referuar këtu dënimit 10-vjeçar të përcaktuar nga UEFA e të konfirmuar nga KAS-i, sipas Koliçit nuk është aspak e vërtetë që bardhekuqtë nuk kanë synime në këtë sezon.

Pas javës së 17-të dhe në prag të rifillimit të kampionatit korçarët ndodhen në vendin e 8-të, pozicion që të dërgon në play-out, vend për përmirësim ka, dhe reduktimi i luhatjeve është detyra më e rëndësishme për pjesën e dytë të edicionit.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...