Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ditë barazimesh në Gjermani, Koln dhe Werder, nuk njohin fitore

Dy barazime në 2 ndeshjet e para të së dielës në Bundesliga. Në javën e 9-t të kampionatit gjerman Koln dhe werder Bremen barazuan 0-0 mes tyre duke u konfirmuar si dy skuadrat më të dobëta të këtij fillimi sezoni pasi nuk kanë provuar ende shijen e fitores dhe pozicionohen në 2 vendet e fundit.

Pa Amir Abrashin të dëmtuar, Freiburgu barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Herthës së Berlinit. Të dy golat u realizuan nga pika e bardhë e penalltisë. Fillimisht shënoi Haberer për vendasit ndërsa më pas barazoi për kryqytetasit Salomon Kalou i cili përpara se të shënonte nga pika e bardhë kishte shpërdoruar një tjetër 11-metërsh.

Ishte dita e barazimeve në Bundesligë pasi përfundoi me shifrat 1-1 edhe sfida që mbylli javën e 9-t mes Wolfsburgut dhe Hoffenheim.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...