Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kolni s’i bën ballë Bayernit, Hummels dygolësh për fitoren e Borussias

Bayerni i Mynihut vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 1-2 në fushën e Kolnit, duke ruajtur kreun e klasifikimit vetëm falë golaverazhit më të mirë se Borussia e Dortmundit.

Skuadra e Hansi Flick i përmbushi pritshmëritë në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Kolnit, ku e mbylli pjesën e parë në epërsinë e dy golave, të shënuar nga Thomas Muller me 11-metërsh dhe Gnabri në kohën shtesë.

Kolni mundi të shkurtonte në 1-2 diferncën në minutën e 82-të me Jan Thielmann, goditja e të cilit u devijua nga Dominick Drexler, para se të përfundonte në rrjetë. Anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë lojë, por vendimi i tij u korrigjua nga sistemi VAR, pasi një mbrojtës i Bayernit e mbante në lojë për çështje centimetrash futbollistin e Kolnit. Gjithsesi, në minutat e mbetura përpjekjet e vendasve nuk u reflekuan me një gol të dytë, që do të shmangte humbjen.

Mori tri pikë edhe Borussia e Dortmundit, që iu imponua 0-2 Arminias së Bielefeldit me dygolësh të Mats Hummels në pjesën e dytë. Ndërkohë Augsburgu iu imponua 3-1 Mainzit, ndërsa Eintracht Frankfurt – Werder Bremen u mbyll pa fitues, 1-1.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...