Kolni e sheh veten në zonën europiane. Në javën e 30-të të Bundesligës skuadra e drejtuar nga Baumgart fitoi 3-1 në fushën e Borussias së Mochengladbachut, duke shkuar në kuotën e 46 pikëve, në vendin e gjashtë.
Një sfidë pa shumë histori në “Borussia-Park”, ku miqtë shënuar tri herë brenda 34 minutave lojë me autorë Modeste, Kainz dhe Ljubicic.
Gladbachu tentoi të reagonte në pjesën e dytë, por mund ta gjente rrjetën vetëm një herë me zviceranin Embolo në minutën e 85-të. Gladbachu me këtë disfatë mbetet në vendin e 11-të me 37 pikë.