Randal Kolo Muani ia ka kërkuar publikisht klubit të tij, Eintracht Frankfurt që ta shesë te Paris Saint-Germain.
Në një prononcim për “Sky Sport”, sulmuesi francez theksoi se ndjehet shumë falenderues ndaj Frankfurt-it, por shtoi se tashmë dëshiron që të nis një aventurë të re me PSG-në, me parizienët që e kërkojnë prej kohësh 24-vjeçarin.
Lexoni edhe:
- Marku: Me Moran do jetë një ndeshje shumë e fortë, nuk ka boksier më të mirë se unë në botë
- Zyrtare, Partizani arrin marrëveshjen për transferimin e Matondos te Hatayspor
- Fund tragjik, ish-futbollisti i Cagliari-t tenton vetëvrasjen
- Jordi Alba largohet nga kombëtarja e Spanjës, habitet Luis de la Fuente
“I detyrohem shumë Eintracht Frankfurt. Gjithmonë i kam respektuar tifozët dhe jam sjellë gjithmonë në mënyrë shumë profesionale. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për klubin deri në fund. Megjithatë, nuk është sekret që Paris Saint-Germain më bëri një ofertë të rëndësishme. Lëvizja në Paris tani është një mundësi unike për mua. Do të doja të firmosja me PSG-në dhe gjithashtu e kam informuar klubin tim. Shpresoj që Eintracht ta pranojë ofertën dhe ky transferim të bëhet i mundur për mua”-tha Kolo Muani.
