Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Kolo Muani: Spanja është një skuadër e madhe, ne do të jemi gati të japim maksimumin

Sulmuesi i Francës, Randal Kolo Muani, foli për faqen zyrtare të UEFA-s për përvojën e tij në Kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Lojtari i Paris Saint-Germain u shpreh se është e mrekullueshme të kalosh në gjysmëfinale dhe se ndjehet krenar për lojën që kanë bërë ndaj Portugalisë.

Lexo edhe:

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të arrish në gjysmëfinale dhe jemi shumë krenarë për lojën që bëmë ndaj Portugalisë. Ne luajtëm mirë në mbrojtje dhe nëse nuk arritëm të shënonim, qëndruam të patundur deri në fund dhe ishim shumë të mirë në penallti”-tha ai fillimisht.

Teksa sa i përket kundërshtarit të radhës, Spanjës, sulmuesi francez deklaroi se ata kanë një skuadër të madhe dhe se gjysmëfinalja mes tyre do të jetë një ndeshje e bukur.

“Ata janë një ekip i madh, do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Ne do të jemi gati. I gjithë ekipi do të jetë gati. Ne nuk kemi frikë nga askush, jemi shumë të sigurt dhe solid. E dimë që kanë shumë cilësi, por ne jemi një grup shumë i bashkuar. Kjo do të na çojë në finale”-u shpreh Kolo Muani.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...