Editorial

Kombëtaret e moshave, ja arsyet e rezultateve të dobëta!

 Nga Gjergji Stefa

Hera e fundit që kombëtarja e 19-vjeçarëve është kualififkuar për në raundin pasardhës ka qënë 10 vite më parë. Ajo skuadër ishte ndërtuar me 19-vjeçarë që ishin pjesë ose luanin në Superiore. Në 6 sezonet e fundit 17-vjeçarët nuk kanë arritur asnjëherë të kalojnë raundin, ndërkohë që 21-vjeçarët kanë gjithnjë një trend në rënie. Në europianin e 2009-ës Shqipëria grumbulloi 12 pikë. Trajner ishte Artan Bushati dhe në formacionin bazë luanin 11 lojtarë që vinin nga ekipet e Kategorisë Superiore. I vetmi që e barazoi në këto 10 vite ishte Redi Jupi, gjithashtu me 12 pikë. Për krahasim në vitet e fundit në këtë “fushë” vendet fqinjë kanë një rritje të jashtëzakonshme. Kosova u kualifikua me 19-vjeçarët sezonin e shkuar në debutim, ndërsa 21-vjeçarët grumbulluan 12 pikë duke arritur madje rezultate historike siç ishte barazimi 0-0 me Gjermaninë. Të dyja këto skuadra përfaqësuese e kanë shumicën e lojtarëve nga kampionati i Kosovës. Maqedonia është shembull në këtë drejtim. 2 vite më parë përfaqësuesja e 21-vjeçarëve  me 5 shqiptarë në bord ata shkuan në Europian, duke lënë madje mbrapa edhe Francën në grupin e tyre, e duke grumbulluar më shumë se 20 pikë. 19-vjeçarët e Maqedonisë një vit më parë zunë vendin e parë në grupin e tyre duke lënë pas Belgjikën dhe Zvicrën, dy realitete që në sektorin e të rinjve kanë bërë revolucion në 10 vitet e fundit.

Mali i Zi erdhi një vit më parë dhe mundi Shqipërinë në një ndeshje zyrtare duke pasur 22 futbollistë që ishin pjesë e kampionatit vendas, ndërkohë që e kalojnë turin një herë në dy tri vite. Disa vite më parë shkuan deri në 4-she të Europës për këtë moshë. Ajo çka bën habi dhe duhet analizuar është që trendi në renie e rezultateve të skuadrave të moshave të Shqipërië ka ardhur fill pasi nisi procesi i rekrutimit dhe pasaportizimit të gjithë shqiptarëve kudo qofshin nëpër Europë. Teorikisht duhej që ky investim, jo vetëm financiar por dhe adminsitrativ të prodhonte një seleksion më të mirë sepse mundësitë e përzgjedhjes të ishin më të mëdha. Deri në vitin 2010 kur Under 17, 18 dhe 21 furnizohej me lotjarë që luanin futboll në Shqipëri rezultatet ishin të paktën dy herë më të mira se në  dekadën e fundit, kur lojtarët që vinë janë nga akademi me emër jo të vogël në Europë. Si është e mundur që të ndodhë kështu? Arsyet janë kompekse dhe ndoshta secila ka përqindjen e vetë në këtë “finale”.

Flitet gjithnjë e më shumë për problematikat e fubollit në vend, terrene të papërshtatshme dhe një sistem të rinjsh që nuk funksionon, megjithatë duhet thënë që dhe 10 vite më parë probematika ishte pothuajse e njëjtë. Trajnerët e skuadrave të moshave ndoshta e nënvlerësojnë futbollin në vend ndërkohë që ka shumë lotjarë që luajnë me skuadrat e para dhe ndoshta nuk përifllen nga seleksionerët e moshave. E dyta është që i përzgjedhurit nga jashtë, shumica e tyre, nuk luajnë në skuadra A dhe as bëjnë stërvitje me këto ekipe. Diferenca nga sektori i të rinjve në ekipin A është shumë e madhe. Një arsye e cila nuk duhet marrë në konsideratë përderisa është perceptimi dhe më së shumti konsiderohet si thashethem është dhe sensi i korrupsionit që si në çdo fushë të jetës ndoshta nuk mungon as këtu. Kjo çon në një seleksionim jot ë shëndetshëm, pro ta thuash ëkshtu aprriori pa baza dhe fakt ekonkret enuk I shërben situyatës. Përpos kësaj korrupsioni nëse ekziston, ka ndodhur dhe 10 vite më parë, atëherë kur rezultatet ishin më të mira.

Në fund janë dhe trajnerët. Sigurisht që nëse dështojnë të gjithë në bllok ndoshta nuk është vetëm faji i tyre, por ama dhe ata kanë kontributin e tyre negativ në këtë ecuri me rezultate dëshpëruese. Ajo çka bie në sy përshembull është që drejtori i skuadrave përfaqësuese është trjaneri i 17-vjeçarëve skuadra e të cilit pësoi 9 gola në dy ndeshje te para në këtë Europian. Një arsye se përse lotjarët që vinë jashtë nuk bëjnë diferencë është dhe fakti që pothuajse të gjithë më të mirët, ose zgjedhin proçesin e moshave me ekipet kombëtare ku jetojnë ose presin një thirje nga vendet ku luajnë. Nëse i hedh një sy skuadrës përfaqësuese që luajti në Europian, pothuaj të gjithë shqiptarët e diasporës erdhën në komëbtare duke anashkaluar proçesin e skuadrave të moshave. Ata erdhën te Shqipëria në momentin që Kombëtaret ku ata donin të luanin nuk ia ofruan këtë mundësi. Mavraj, Ajeti, Gjimshiti, Veseli, Basha, Xhaka, Abrashi, Gashi e ndokush tjetër a për të mos përmendur ndonjë emër. Arsyet e sipërmendura nxjerrin përfundimin se ndoshta në këto vite në mënyrë të pandërgjegjshme e kemi neglizhuar disi produktin vendas.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top