Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kombëtarja e femrave/ Krasniqi & Gjergji vlerësojnë prurjet e reja në skuadër

Kombëtarja shqiptare e femrave vazhdon grumbullimin 10-ditor në Ulqin të Malit të Zi, aty ku 23 futbolliste janë vënë në dispozicion të trajnerit Armir Grima dhe stafit të tij. Në kuadër të këtij grumbullimi, fshf.org ka zhvilluar dy intervista të tjera me dy prej lojtareve të ekipit Kombëtar, të cilat kanë qenë edhe më parë pjesë e skuadrës. Qëndresa Krasniqi e Matilda Gjergji kanë folur për këtë grumbullim të parë për këtë vit, lojtaret e reja në skuadër si dhe ndeshjet që Shqipëria e femrave do të zhvillojë në muajin prill.

Krasniqi, e cila e mbylli vitin me Kombëtaren me një super gol ndaj Kosovës nuk e fsheh lumturinë që është pjesë e këtij grumbullimi përgatitor për ndeshjet e muajit prill, teksa vlerëson edhe lojtaret e reja të ardhura në skuadër.

Ftesa nga Kombëtarja: Jam mjaft e lumtur që jam në këtë grumbullim, që jemi të gjitha së bashku, për t’u ushtruar dhe për t’u përgatitur, për ndeshjet që kemi tashmë, për të qenë sa më mirë bashkë dhe për të arritur rezultate të mira.

Prurjet e reja në skuadër: “Besoj se po na shkon mirë, lojtaret e reja janë mjaft lojtare të mira, besoj se do ndihen mirë me ne. Do t’i presim mirë, që të ndihen edhe këto mirë me ne.”

Ndeshjet e prillit: “Besoj se me përkushtim e disiplinë do arrijmë të marrim rezultate të mira.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...