Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja e femrave mbërrin në Poloni, optimizëm për rezultat pozitiv

Kombëtarja shqiptare e femrave ka udhëtuar këtë të diel drejt Polonisë për ndeshjen e radhës eliminatore të Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Delegacioni kuqezi u ishte nënshtruar një ditë më parë testeve me tampon dhe pasi të gjithë u konfirmuan negativë u nis në mëngjes drejt Polonisë për të mbërritur pasdite në qytetin e Tiçit (Tychy), ku edhe do të luhet ndeshja me rivalet polake.

Pasditen e së dielës skuadra nën drejtimin e trajnerit Armir Grima ka zbritur në fushë për të kryer një seancë stërvitore. Deri tani gjithçka ka shkuar normalisht, pa probleme fizike dhe skuadra është në gjendje të mirë.

Fitorja e shkëlqyer me Armeninë ka krijuar një atmosferë mjaft pozitive dhe vajzat kuqezi janë optimiste për një tjetër paraqitje po aq të mirë edhe ndaj Polonisë. Të hënën pasdite skuadra do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Sfida e femrave, Poloni-Shqipëri, luhet ditën e martë, datë 26 tetor, në stadiumin “Tychy”, duke nisur nga ora 19:45.

Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e katërt të grupit me 4 pikë në tri takime të luajtura, duke lënë pas Kosovën dhe Armeninë.

Në vendin e parë të Grupit F ndodhet Norvegjia me 6 pikë në dy ndeshje, e ndjekur nga Belgjika dhe Polonia me nga 4 pikë secila, po aq sa edhe Shqipëria.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...