Kombëtarja shqiptare për femra ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim miqësor ndaj Malit të Zi, të cilin e humbi me rezultatin minimal 1-0.
Sfida ishte mjaft interesante dhe e luftuar, ndërsa u vendos nga një gol i vendasve në minutën e 51-të nga Bulatoviç, duke nxjerrë “duarbosh” skuadrën e drejtuar nga Armir Grima.
Ky ishte testi i fundit për vajzat kuqezi, që tani do të nisin pushimet, për t’u rikthyer në shtator me ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.