Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kombëtarja e femrave/ Të dielën nis grumbullimi për kualifikueset e Botërorit, ja lista

Kombëtarja shqiptare e femrave do të rikthehet në fushë pas thuajse dy muajsh për të zhvilluar dy sfidat e radhës kualifikuese ndaj Belgjikës e Armenisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Vajzat kuqezi që drejtohen nga trajneri Armir Grima do të nisin grumbullimin këtë të diel në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve shumë të rëndësishme, trajneri kuqezi ka bërë publike ditën e sotme listën me 21 futbollistet e grumbulluara për këto dy sfida. 14 lojtare janë pjesë e kampionatit shqiptar, ndërsa 7 prej tyre aktivizohen në Kosovë e në klube të ndryshme të kampionateve evropiane.

Sfida e parë e vajzave kuqezi do të jetë ndaj Belgjikës në stadiumin “Elbasan Arena”, më 7 prill, teksa pesë ditë më vonë, skuadra do të luajë në transfertën e Armenisë.

Kombëtarja e femrave renditet aktualisht në vendin e katërt në grupin F, pasi ka marrë dy fitore, njëra historike kundër Armenisë teksa e mundi me shifrat 5-0 dhe tjetra ndaj Kosovës në Prishtinë, një barazim me Kosovën në “Elbasan Arena” dhe tre humbje me Norvegjinë, Poloninë dhe Belgjikën.

Më poshtë edhe lista e 21 lojtareve të grumbulluara nga Armir Grima për këto dy ndeshje:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...