Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Kombëtarja shqiptare e meshkujve, zhgënjen përballë Armenisë

Pas rezultateve zhgënjyese të Kombëtares së femrave, edhe ajo e meshkujve i ka nisur me humbje para-eliminatoret e kampionatit Europian 2021. Në debutimin e tij në stolin e kombëtares, trajneri Antonis Doukas është mposhtur me rezultatin 63-80 në Tiranë, nga Armenia, disfatë që sjell jo pak zhgënjim, pasi objektivi i shpallur ishte fitorja, duke qenë se Armenia konsiderohej në një nivel të ngjashëm me skuadrën tonë.

Shqipëria u përpoq të dhurojë luftë, por pa mundur të ndalë armenët që krijuan një avantazh prej 10 pikësh që në periodën e parë. Shqipëria reagoi në të dytën, duke shkuar në pushim me vetëm 3 pikë diferencë, por në fillimin e pjesës së 3-të, Armenia shpërtheu me një rezultat të pjesshëm 18-4, për të marrë kryesimin 60-42 falë Ryan Boatright, që kompletoi asistin e tij të 10, gjatë kësaj periode, ndërsa Albert Tatevosyan shënoi gjatë këtij segmenti loje 10 nga 20 pikët e tij.

Heroi i ndeshjes ishte pikërisht Ruan Boatright, që pavarësisht tentativës së skuadrës shqiptare për ta mbajtur sa më larg topit, ia doli të koleksiononte 14 asiste, duke shënuar edhe 21 pikë. Shifra që mund të kishin qenë edhe më të larta për lojtarin e Beshiktashit, që shënoi vetëm 2 nga 8 tentativat e tij për 3 pikë, ndërsa i shtoi emrit të tij dhe 6 rikuperime në tabelë.

Në fund u mbyll me rezultatin 63-80 për armenët, një ndeshje ku janë vërtet domethënëse statistikat, me miqtë që shënuan mbi 40 përqind të tentativave të tyre për 3 pikë, ndërsa Shqipëria vuajti jashtëzakonisht në goditje, duke realizuar vetëm 5 nga 27 tentativat nga harku i 3-pikëshave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...