Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja e minifutbollit, optimizëm te kuqezinjtë: I fitojmë të tria ndeshjet!

Në datën 29 mars do të nisë aventura e kombëtares së minifutbollit në Kampioantin Evropian, ku kuqezinjtë do të tentojnë që të arrijnë kualifikimin. Për Supersport/Digitalb, Endrit Kaca tregon se shorti është tepër i vështirë, por ai është besimplotë se skuadra mund ta kalojë fazën e grupeve.

“Kemi krijuar një grup simpatik me lojtarë cilësor, stërvitjet vazhdojnë prej 1 muaji. Objektivi ynë është kalimi i grupit. Shorti ishte pak i vështirë”.  

Lexo edhe: 

Xhuljan Reçi në anën tjetër thekson se krahas kualifikimit, ekipi ka si objektiv dhe kualifikimin për në kampionatin botëror.

Ndeshjet që na presin janë shumë të vështira, por me besim dhe djemtë do ja arrijmë qëllimit. Synimi është që të kalojmë grupin, por dhe të kualifikohemi në botëror.

Edhe pse përballë Shqipërisë do të jenë Spanja, Rumania dhe Luksemburgu, në kampin kuqezi ekziston besimi se kombëtarja jonë ka potencialin për të marrë tre fitore.

“Do japim maksimumin në të gjitha ndeshjet e pse jo t’i fitojmë të tria ndeshjet”.

Ekipi më i fortë është Rumania, pasi kemi luajtur dhe vitin e shkuar dhe na kanë mundur, por ne do të luajmë pa frikë dhe do t’ia dalim, besoj”.

Të gjitha ndeshjet e kombëtares së minifutbollit do të vijnë “live” dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSport/Digitalb.

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...