Analizë

Shpëtuam nga Panucci, trajneri që e kthehu Shqipërinë shumë vite pas!

Shpëtuam nga e keqja më e madhe. Po, sepse e keqja më e madhe në këtë moment për kombëtaren shqiptare ishte pikërisht ai Christian Panucci, një ish lojtar i madh që në karrierën e tij ka mbajtur veshur fanellat e disa prej klubeve më të mëdha të Europës, Realit të Madridit, Milanit, Interit dhe Romës, por që si trajner nuk vlen aspak për të mos thënë që meriton një zero të madhe.  Një trajner pa eskperiencë por mbi të gjitha pa ide dhe pa vizion, me Panuccin Shqipëria humbi edhe dëshirën e grintën ato që e kanë karakterizuar gjithmonë madje nëse shikon me vëmendje ndeshjet e fundit edhe nëse nuk merr vesh fare nga futbolli kupton fare mirë që kjo aktualja është një kombëtare që nuk vendos më zemrën në fushë, pasi futbollistët luajnë të frustruar nën tension dhe pa asnjë ide pasi bëjnë gabime amatoreske në mbrojtje dhe e kanë të pamundur të krijojnë një aksion të rrjedhshëm me disa pasime në drejtim të portës kundërshtare.

Në djall vaftë edhe disiplina e hekurt e Panuccit pasi në një kombëtare të vogël si Shqipëria nuk mund të lihet jashtë për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme, lojtari më i mirë i momentit Strakosha vetëm e vetëm se humbi avionin, pasi Thomas është e tashmja dhe e ardhmja e portës kuqezi dhe për ne të rëndësishme janë rezultatet dhe jo disiplina në stilin Capello e Panuccit. Sigurisht që lojtarët nuk janë pa faj pasi në fushë kanë zbritur ata dhe jo Panucci dhe pesha e përgjegjësisë për këtë situatë është edhe për futbollistët, megjithatë fajtori kryesor është ai Christian Panucci sepse edhe eksperimentet e shumta që italiani bëri nuk dhanë asnjë efekt. Shumë lojtarë të grumbulluar më shpejt kanë ikur sesa kanë ardhur si për shembull Kamer Qaka. Grumbullime pa kriter dhe pa asnjë projekt për të ardhmen, thjeshtë lojtarë për të mbushur listën, gabime këto që nuk i falen Panuccit. Shqipëria e tij nuk kishte një lider me shiritin e kapitenit që lëvizte krah më krah, ndërsa Panucci më shumë sesa për skemat në fushë mendonte sesi do të konfliktohej me gazetarët. Tha se në këto eliminatore do ndryshonte, do përqëndrohej më shumë te mbrojtja sesa te sulmi, por një humbje ndaj Turqisë më të dobët të këtyre 20 viteve të fundit që të mund pa u lodhur fare madje me dy goditje në portë, është një tregues që Panucci gaboi që në çdo drejtim pasi mbrojtja edhe pse ishte e mbipopulluar nuk funksionoi aspak.

Kuqezinjtë nuk kanë më as identitet në lojë dhe paraqitjen ndaj turqëve në Loro Boriçi, mund të themi se Shqipëria është kthyer shumë vite pas në kohë dhe ka e humbur të gjithë sharmin që i dha Gianni De Biasi me atë pjesëmarrje historike në Euro 2016, që është pika e lartë e arritur nga kjo përfaqësuese. Statistikat në 4 ndeshjet e fundit zyrtare janë vërtetë të frikshme. 4 humbje, asnjë gol i shënuar dhe 10 të pësuar dhe ishin pikërisht këto statistika që vendosën edhe fatet e largimit të Panuccit nga kuqezinjtë. Ndaj Turqisë trajneri gaboi edhe me formacionin pasi aktivizimi i një mbrojtësi si Balliu në rolin e mesfushorit të djathtë kur sulmuesit dhe mesfushorët e krahut janë me shumicë në kombëtare, është një tregues frike dhe inferioriteti ndaj një përfaqësuese si Turqia me 1001 probleme që në Loro Boriçi ishte pa lojtarin e saj më të mirë, talentin e Romës Cengiz Under.

Me vetëm 4 fitore në 15 ndeshje dhe 2 prej tyre në sfidat zyrtare, Christian Panucci dështoi totalisht në aventurën e tij si trajner te Shqipëria dhe në fund u largua si një padëshiruar nga ambienti kuqezi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency