Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kombëtarja e vajzave/ Istrefaj: Emocion që vesh për herë të parë ngjyrat kuqezi. Gjergji: Grumbullim i rëndësishëm

Kombëtarja shqiptare e vajzave vazhdon grumbullimin shtatë ditor në Ulqin të Malit të Zi, aty ku 22 futbolliste kuqezi janë vënë në dispozicion të trajnerit Armir Grima dhe stafit të tij. Në kuadër të këtij grumbullimi të parë për këtë vit, fshf.org ka zhvilluar dy intervista me dy prej lojtareve të ekipit Kombëtar, Djellza Istrefajn si edhe mbrojtësen tashmë të konfirmuar, Matilda Gjergji.

Diellza është nga elementet e rinj që i bashkohet ekipit kuqezi. Mesfushorja e talentuar, e cila ka vendosur të veshë ngjyrat kuqezi luan në Gjermani, në radhët e ekipit të Crailsheim. Për fshf.org, Djellza rrëfen emocionet e para të grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, që tashmë është një ëndërr e bërë realitet.

“Ftesën nga Kombëtarja e kam pritur me shumë kënaqësi e lumturi, jo vetëm unë, por edhe familja ime. Është emocion pasi unë jam rritur në Gjermani dhe kam ëndërruar gjithmonë që të përfaqësoj ngjyrat kuqezi dhe të luaj për Shqipërinë. Ekipi më ka pritur shumë mirë, kam një përshtypje shumë pozitive për të gjitha vajzat dhe stafin. Është grumbullimi im i parë dhe është më mirë sesa e kisha ëndërruar. Po kënaqem shumë, me vajzat po kaloj shumë mirë dhe më duket sikur jam pjesë e Kombëtares prej kohësh” – thotë Djellza për fshf.org.

Lexo edhe

Mesfushorja shqiptare rrëfen edhe eksperiencën e këtyre ditëve të para në grumbullim, ndërsa tregon se stërvitjet nuk kanë ndryshim nga ato që praktikon edhe në klubin e saj në Gjermani. “Seancat stërvitore janë shumë të mira, ashtu siç i prisja. Nuk ka shumë gjëra të reja për mua, duke qenë se stërvitem me klube jashtë Shqipërisë. Dua të theksoj që ndihem shumë mirë që stërvitem për Shqipërinë dhe mundohem të jap maksimumin tim në mënyrë që të marr në të ardhmen një ftesë për ndeshje zyrtare” – rrëfen më tej mesfushorja kuqezi, e cila vlerëson këtë eksperiencë dhe thotë se synimi i saj është të luajë për Kombëtaren shqiptare.

“Në përgjithësi është një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Do t’i jem gjithnjë mirënjohëse që m’u dha mundësia të tregoj talentin tim dhe të stërvitem me ekipin kombëtar. Synimi im është i qartë : Dua të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë” – thotë për fshf.org Djellza Istrefaj.

Sakaq, mbrojtësja Matilda Gjergji, e cila ka qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar e vlerëson këtë grumbullim rutinë si shumë të rëndësishëm, pasi përmes seancave stërvitore vajzat kuqezi po përmirësojnë më shumë aspektin fizik të tyre, në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares.

Lexo edhe

“Çdo grumbullim i Kombëtares ka rëndësinë e vet dhe sigurisht që ka edhe qëllime të caktuara. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, kemi një staf që është shumë i përkushtuar ndaj nesh. Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij grumbullimi rutinë, që në fakt është shumë i rëndësishëm për ne. Kemi 7 ditë grumbullimi me seanca të ngarkuara, pasi zhvillojmë nga dy seanca në ditë, ku po përmirësohemi e po përgatitemi më tej në kuadër të sfidave të ardhshme të Kombëtares” – thotë Matilda Gjergji, e cila flet edhe për vajzat e reja që i janë bashkuar ekipit shqiptar dhe si janë pritur nga ‘veteranet’ e ekipit.

“Në këtë grumbullim janë afruar shumë vajza të reja, të cilat kanë shumë cilësi dhe mund t’i shërbejnë ekipit tonë. Mundohemi që çdo ditë e në çdo seancë të shkëmbejmë eksperiencë me to, duke qenë se vajzat e reja luajnë jashtë vendit. Kemi gjetur një komunikim shumë të mirë dhe uroj që kjo marrëdhënie e ndërtuar kaq mirë në stërvitje të shihet më tej edhe në ndeshjet e Kombëtares” – tregon për fshf.org Matilda Gjergji.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...