Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kombëtarja/ Formacion me surpriza e risi, Berisha kapiten

Kombëtarja shqiptare është gati të përballet me Spanjën, në Alicante dhe trajneri Panucci tani e ka ndarë mendjen për 11 futbollistët që do të startojnë takimin. Nuk kanë munguar surprizat nga trajneri italian, teksa kapiteni Agolli dhe Armando Sadiku do ta nisin takimin nga stoli, për t’i bërë vend Memollës dhe Llullakut, që pritet të mbajë peshën e sulmit bashkë me gjakovarin Eros Grezda.

Gjithashtu, në mesfushë është rikthyer titullar Ledian Memushaj, që do të luajë në krah të Kaçes dhe Xhakës, ndërsa Veseli është preferuar para Gjimshitit, për treshen e qendrës së mbrojtjes. Në këtë takim pritet të bëjë debutimin me kombëtaren shqiptare edhe Ivan Balliu, i cili ka lindur dhe është rritur pikërisht në Spanjë, ndërsa shiritin e kapitenit do ta mbajë portieri Etrit Berisha. Takimi Spanjë-Shqipëri do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Supersport 2.

Spanjë (4-3-3): De Gea; Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba; Saul, Koke, Tiago; Silva, Isko, Rodrigo
Trajner: Julen Lopetegui

Shqipëri (5-3-2): Berisha; Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla; Xhaka, Kaçe, Memushaj; Grezda, Llullaku
Trajner: Kristian Panucci

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...