Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kombëtarja humbet Strakoshën, vjen menjëherë Koliçi

Thomas Strakosha ka shfaqur probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Panucci, në dy përballjet ndaj Spanjës dhe Italisë. Stafi mjekësor i kombëtaresh shqiptare i ka dhënë leje portierit të rikthehet në Itali dhe të nisë rehabilitimin pranë klubit të tij, Lazios.

Për të zëvendësuar Strakoshën, menjëherë i është bashkuar kombëtares portieri i Kukësit, Enea Koliçi. 31 vjeçari është surprizuar kur ka marrë ftesën për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe menjëherë është drejtuar hotelit për të qenë nën urdhrat e Panuccit.

Një ftesë e shumëdëshiruar pa diskutim, e madje dhe një ëndërr e bërë realitet për portierin e kampionëve të Shqipërisë, një ndër gardianët më të spikatur të Kategorisë Superiore sezonin e kaluar, i cili me paraqitjet e tij kishte fituar vlerësimin e publikut duke u kuotuar për një thirrje në kombëtare.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...