Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Stoli i Italisë, ngushtohet rrethi i kandidatëve

Federata Italiane e Futbollit nuk arriti të zgjedhë presidentin e saj, ndaj Komiteti Olimpik ishte ai që caktoi edhe presidentin e komanduar, që do të jetë Roberto Fabbricini.

Pikërisht ky i fundit, bashkë me zv. Presidentin, Aleksander Costacurta do të kenë përgjegjësinë e përzgjedhjes së emrit të ri që do të drejtojë kombëtaren e futbollit, pas largimit të Venturës, fill pas dështimit të kualifikimit në finalet e Kupës së Botës.

“Mancini, Ancelotti, Conte dhe Ranieri. Duhet të qendrojmë brenda këtyre emrave”, u shpreh Fabbricini në fjalën e marrjes së detyrës, ndërsa pranoi se do të jetë pikërisht Costacurta ai që do të merret drejtpërdrejtë me këtë çështje.

Aktualisht vetëm Ancelotti është i lirë, por ky i fundit duket i pavendosur për të pranuar aventurën në krye të kombëtares. 3 të tjerët kanë pranuar se do të ishin të lumtur të merrnin stolin e Italisë, por që për momentin janë të lidhur në kontrata me klubet ku po punojnë.

Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se shanset më të mëdha i kanë Mancini dhe Ranieri, kjo pasi Conte dhe Ancelotti kanë ende kërkesa nga klube prestigjoze europiane dhe mund ta lënë për më vonë eksperiencën në përfaqësuese.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...