Kombëtarja shqiptare e futbolli zhvilloi pasditen e kësaj të djele seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Ishujve Faroe, që luhet këtë të hënë në orën 20:45 në “Air Albannia” dhe që transmetohet në “SuperSport 2“, me Shqipërinë që synon të grumbullojë rekord pikësh, pasi kualifikimi është siguruar tashme.
Skuadra është duke u stërvitur në stadiumin “Air Albania”, me grupin që është i plotë dhe i gjithi në formë shumë të mirë.
Lexo edhe:
- FOTO/ “E dua kombëtaren me gjithë zemër”, Broja: Qarkullojnë shumë të pavërteta
- Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar
- Plas te Çekia, trajneri përjashton 3 futbollistë para finales me Moldavinë
- VIDEO/ Tifozët dhunojnë boksierin në ring, merret vendimi për duelin Nurja-Ramirez
Trajneri Sylvinho Campos është duke udhëhequr stërvitjen e ekipit, ndërsa vetëm disa minuta më parë ishte në konferencë për mediet, e fundit para sfidë me Ishujt Faroe.
Gazetari i SuperSport/Digitalb, Sokol Xhihani raportoi nga stadium “Air Albania” se në këtë takim të fundit të “kuqezinjve” trajneri Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion, të cilat priten të zbulohen në orët në vazhdim.
