Kombëtare

Kombëtarja, një humbje nuk “errëson” gjithçka!

Nuk ishte ndeshja që prisnim! Vërtet Shqipëria ka bërë shumë mirë në këto eliminatore, por këtë herë ndaj Polonisë të paktën shpresonim diçka tjetër. Nuk mund të ishte ndeshja që prisnim, për shkak të mungesave, nga një titullar i sigurt për çdo repart. Gjimshiti, Gjasula e Cikalleshi, shto dhe mungesën e alternativave nga stoli, janë shumë për një skuadër si Shqipëria, e sidomos përballë një kundërshtari si polakët, “kockë e fortë” në kualitet e sidomos fizikisht.

Jo rastësisht rënia filloi në pjesën e dytë, atëherë kur u pa se Polonia rriti presionin dhe lodhja në këmbët e lojtarëve që kishin bërë shkëlqyer në pjesën e parë ishte evidente. Topa të humbur dhe mungesë kthjelltësie te lojtarë si Bare e Roshi, ishin sinjali i qartë i mungesës së energjisë, çka u konkretizua edhe në atë episod të Hysajt. Goli ishte thjesht çështje kohe.

Duhen pranuar dhe disa të vërteta, Uzuni në këto dy ndeshje, nuk gjeti dot dellin që të gjithë prisnim, ndërsa Manaj ndaj Polonisë ishte hija e atij që duam në fushë, që nga ai egoizëm në rastin e parë e deri në fund. Jo gjithmonë Broja mund të bëjë shpëtimtarin, djaloshi meriton duartrokitje dhe koret në emrin e tij, është ekzaltues, por ndoshta për një 20-vjeçar është shumë për t’i vënë mbi shpinë peshën e rëndë të shpëtimtarit të një skuadre kombëtare, le të rritet, natyralisht.

Një ndeshje të madhe ka bërë Kumbulla, ishte monumental, në kufijtë e perfeksionit. Në bare tifozësh do të thoshin “futi në xhep” Lewandowskin, me të drejtë, dhe kjo nuk është pak.

Ndeshja me Poloninë është një kapitull i mbyllur, por një ndeshje e shkuar jo si duhet, mbi të gjitha nga rrethanat, edhe pse vlen një objektiv nuk mund të errësojë gjithë panoramën. Shqipëria është në rritje, e demonstrojnë 15 pikët që ka aktualisht, e demonstron fakti se arriti deri te një finale si ajo me Poloninë, e demonstron ajo atmosferë e krijuar para sfidës. E demonstron besimi i tifozëve, e demonstron një skuadër që ka minimizuar gabimet, që ka rritur kualitetin, që ka rritur të rinj si Broja e Kumbulla, që sot luajnë me personalitetin e pёrvojёn e një veterani.

Takimet e radhës janë në nëntor, me Andorrёn dhe Anglinё. Ata djemtë e Kombëtares kanë detyrën të bëjnë maksimumin, pavarësisht llogarive që s’dalin, e megjithatë kanë të drejtën që të shkojnë aty jo me pengjet e një ndeshjeje të shkuar keq që në vigjilje, por me vetëdijen se po rriten e pse jo dhe një falënderim për të gjitha emocionet dhe gëzimet që na keni dhuruar, ne presim ende shumë nga ju!

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency