Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kombëtarja/ Reja fton sulmuesin e Fiorentinës, por humbet mesfushorin më në formë

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në kompleksin “Tropikal” në lidhje me dy ndeshjet e Nations League kundër Izraelit dhe Islandës. Kuqezinjtë e Edi Rejës duhet t’i fitojnë të dy takimet për ta mbyllur në vend të parë në grupin 2 të Ligës B.

Gazetari i SuperSport, Jurgen Zela zbuloi edhe “afrimin” e fundit te kombëtarja. Eljon Toçi, qendërsulmuesi i Shqipërisë U21, i cili është pjesë e klubit të Fiorentinës, është bashkuar me ekipin e parë.

Reja ka vendosur të marrë te kombëtarja e madhe 19-vjeçarin dibran, i cili do të jetë një armë plus për duelet ndaj Izraelit (24 shtator) dhe Islandës (27 shtator). Ndërkohë, Endri Çekiçi ka humbur këto dy sfida për shkak të dëmtimit të pësuar në fundjavë.

Mesfushori nga Pogradeci ndodhej në formë fantastike, ai realizoi një eurogol dhe goditi traversën në humbjen 2-1 të Konyasporit ndaj Galatasarayt, por 25-vjeçari pësoi një dëmtim dhe u largua nga fusha në minutën e 30’, duke mos qenë i gatshëm për dy sfidat e kuqezinjve në Nations League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...