Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja, Sadiku: Ta mbyllim vitin me sukses

Shqipëria kërkon ta mbyllë vitin kalendarik me rezultat pozitiv. Pavarësisht vështirësisë së ndeshjes së të hënës përballë një kundërshtari me emër si Turqia, sulmuesi  Armando Sadiku është optimist. Sipas 26-vjeçarit, miqësorja do ti shërbejë skuadrës për të ardhmen.

“Kjo është një miqësore. Do ta vlerësojmë maksimalisht, por e rëndësishme është të shohim ku jemi dhe sa jemi rritur. Kjo miqësore është perfekte për secilin prej nesh. Ti japim sinjale pozitive trajnerit. Shpresojmë ta mbyllim me sukses këtë vit me sukses dhe rezultat pozitiv. Nuk duhet të shohim problemet e Turqisë”.

Grumbullimi thuajse një javor në Antalia i ka shërbyer grupit që të qëndrojë i bashkuar, por edhe që lojtarët e afruar së fundmi në Kombëtare të ambientohen me grupin.

“Mbyllim vitin futbollistik. Kemi patur më shumë kohë që të qëndrojmë së bashku, të forcojmë grupin tonë dhe për ti dhënë mirë se ardhjen lojtarëve të rinj. e vlerësojmë ndeshjen përballë një kundërshtari si Turqia”.

Sipas Sadikut grumbullimi ishte pozitiv edhe për trajnerin Panuçi, të cilin e vlerëson si një person serioz dhe të përkushtuar në çdo detaj.

 “Është një trajner shumë serioz, që i shikon gjërat në detaje dhe bën stërvitje profesionale. Mendoj që trajneri ka futur një frymë të re në ekip. Këto duitë kanë shërbyer edhe për trajnerin, sepse ka pasur më shumë ditë që të na njohë, të bëjmë stërvitje. Ky grumbullim ishte pozitiv”.

Me një mesatare mbresëlënëse golash në dy vitet e fundit, bomberi komentoi edhe “garën” për golashënuesin më të mirë historik me fanellën kuqezi. Me 9 rrjeta në 31 ndeshje të luajtura, Sadiku është i teti në reditjen speciale që kryesohet nga Erjon Bogdani me 18 gola, i ndjekur nga Alban Bushi me 14.

“Deri më tani kam shënuar 9 gola në Kombëtare. Gjithmonë kur vesh këtë fanellë më bëhet mishi me kokrra. Kur këndohet himni, kur futem në fushë dhe kur vesh këtë fanellë për mua nuk ka lodhje. Mundohem të bëj disa gjëra që ndoshta me klubin nuk i bëj, për të dhënë 100 për qind për vendin tim. Do të mundohem në çdo ndeshje të shënoj. Resprkt për Bushin dhe Bogdanin që kanë shënuar shumë gola. Unë do të jap maksimumin, nëse do ti arrij apo jo si golashënues kjo do të shihet në të ardhmen”.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...