Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja shqiptare zyrtarizon një miqësore, FSHF zbulon kundërshtarin dhe datën

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar paraditen e sotme se ka arritur marrëveshjen me federatën homologe të Armenisë, për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore mes dy kombëtareve.

Në njoftimin e FSHF-së thuhet se sfida është vendosur të zhvillohet më datën 7 tetor të këtij viti në kryeqytetin armen Jerevan dhe pritet të jetë një test për skuadrën e drejtuar nga Edi Reya, në prag të dy sfidave të vlefshme për Nations League më 10 dhe 13 Tetor, konkretisht ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.

Kombëtarja Shqiptare dhe ajo armene janë përballur 5 herë të tjera në histori, në sfida zyrtare dhe miqësore, ndërsa bilanci flet në favor të kuqezinjve që numërojnë 3 fitore, një barazim dhe një humbje.

Kujtojmë që kuqezinjtë nuk kanë zbritur në fushë për të luajtur, që prej vitit të kaluar kur përfundoi sezoni eliminator i Euro 2020-ës, kjo pasi miqësoret e planifikuara në gjysmën e parë të këtij viti, u anuluan për shkak të pandemisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...