Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Kombëtarja U-15 nis grumbullimin, Dama: Synimi ynë, përzgjedhja e lojtarëve më cilësorë

Ekipi kombëtar U-15 ka ka nisur sot përgatitjet për turneun ‘‘Josip Katalinski Skija“ që do të zhvillohet në Bosnje në datat 3-5 maj.
Trajneri Armand Dama ka grumbulluar 22 lojtarë të vegjël për dy ndeshjet testuese, të përzgjedhur pas disa seleksionimeve dhe grumbullimeve që prej fillimit të këtij viti.

Nga seanca e parë stërvitore, që është zhvilluar këtë pasdite në Tropikal, në një prononcim për fshf.org tekniku kuqezi ka vlerësuar grupin e kuqezinjve të vegjël, teksa tregon edhe se si është punuar nga stafi kuqezi për të arritur te ky grup. “Është një grup i mirë. Janë djem cilësorë, kanë talent. Ne kemi bërë seleksionime vazhdimisht dhe kjo është vetëm një pjesë e grupit më të mirë, pasi kemi edhe lojtarë të tjerë që një pjesë nuk kanë ardhur për shkak se turneu nuk zhvillohet në datat e UEFA-s dhe nuk lejohet nga klubet jashtë, por që do t’i marrim në grumbullimet e jashtme. Kemi marrë një grup të mirë lojtarësh, ku disa prej tyre vijnë nga ekipe të mira, Tottenham, Barcelona, Perugia, Genoa etj. Janë goxha cilësorë dhe në këtë stërvitje të parë pashë goxha cilësi. Duhet të shikojmë edhe fazën e rritjes, pasi janë pak problematikë në këtë moshë, ku një pjesë janë të zhvilluar fizikisht dhe një pjesë jo, por ne do të punojmë dhe të bëjmë një miks të mirë për të dy palët.

Gjithashtu, Dama shprehet se synimi i ekipit në këtë turne është për të përzgjedhur elementët më cilësorë për ekipin, për të ndërtuar grupet kuqezi, por sigurisht edhe për të fituar. “Më tepër jemi të fokusuar te përzgjedhja e lojtarëve, patjetër që duam të fitojmë, por që prioriteti ynë kryesor është për të ndërtuar grupe, që të kalojnë më tepër tek ekipet zinxhir të moshave dhe pse jo tek ekipi i parë. Përzgjedhim elementët më cilësorë, ky është synimi ynë dhe i të gjithë ekipeve të moshave të kombëtares“ – shprehet ai, teksa flet edhe për ndeshjen e nesërme që kuqezinjtë e Damës do të zhvillojnë ndaj ekipit kombëtar U-16. “Qëllimi ynë është të konsolidojmë më tepër grupin, të kuptojmë se cilat pozicione janë më të brishta, ku mund të ndërthurim lojtarët më të fortë me ata më pak të fortë, për të pasur një bllok më cilësor lojtarësh“ – thotë Dama.

Bosnja? – Vitin e kaluar, Kombëtarja U-17 ka zhvilluar dy ndeshje në vendin tonë. Është një ekip i nivelit tonë dhe është shumë mirë kur kemi kundërshtarë të barabartë, edhe për të kuptuar dhe motivuar fëmijët për ekipin kombëtar – përfundon trajneri kuqezi për fshf.org.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...