Moshat Kuqezi

Kombëtarja U-15 nis nga sot grumbullimin tre ditor, trajneri Dama fton 23 lojtarë

Ekipi Kombëtar U-15 që drejtohet nga trajneri Armand Dama do të nisë nga kjo e hënë një grumbullim tre ditor me lojtarë të vitlindjes 2008.

Tekniku shqiptar ka ftuar 23 futbollistë kuqezinj të kësaj grupmoshe, ku pjesa dërrmuese e tyre janë pjesë e ekipeve të moshave në kampionatin shqiptar, teksa spikasin edhe lojtarë që luajnë në Gjermani e Itali.

Në këtë grumbullim që nis nga sot në Durrës e që do të zgjasë tre ditë, të gjithë lojtarët që kanë marrë ftesën nga stafi i ekipit U-15 do të kenë mundësinë të zhvillojnë disa seanca stërvitore përgjatë këtyre ditëve e të tregojnë cilësitë e tyre.

Ky grumbullim i skuadrës U-15 vjen thuajse një muaj përpara se kuqezinjtë e kësaj grupmoshe të zbresin në fushë për të përfaqësuar Shqipërinë në turneun zyrtar të UEFA-s.

Në këtë mënyrë, stafi kuqezi dhe trajneri Dama do të kenë mundësinë të shohin nga afër këta lojtarë dhe më tej të vendosin edhe listën përfundimtare të futbollistëve shqiptarë që do të jenë pjesë e këtij turneu, teksa tekniku do të marrë parasysh edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë pjesë e grumbullimeve më të hershme përgjatë këtij viti.

Të mërkurën, që do të jetë edhe dita e fundit e grumbullimit, është planifikuar të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar U-16.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency