Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Kombëtarja U-16 nis grumbullimin për miqësoret me Italinë, shpallet lista me 23 lojtarët e ftuar

Kombëtarja shqiptare U-16 nis sot përgatitjet për dy ndeshjen miqësore me Italinë U-16, që do të zhvillohen në Shqipëri. Trajnerët Ervin Bulku dhe Agron Kërçova kanë shpallur sot edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida. Vlen të theksohet se janë që të gjithë të vitlindjes 2007.

Ndeshja e parë miqësore Shqipëri U16 – Itali U16 do të zhvillohet më datën 21 shkurt në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në ora 17:00. Ndërsa ndeshja e dytë mes këtyre skuadrave do të luhet më 23 shkurt në “Elbasan Arena”, në orën 12:00.

Shumë nga lojtarët e ftuar e konkretisht 15 të tillë, aktivizohen me klube të huaja në Itali, Gjermani, Austri apo edhe Anglia. Pjesa tjetër vijnë nga kampionati shqiptar.

Lexo edhe

Nën drejtimin e trajnerëve Ervin Bulku dhe Agron Kërçova kuqezinjtë do të zhvillojnë sot pas mesdite seancën e parë stërvitore me lojtarët e ftuar. Për këto miqësore stafi teknik ka ftuar shumë lojtarë të rinj, të cilët janë evidentuar nga seleksionimet apo grumbullimet e vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit.

Bëhet fjalë për lojtarë të talentuar, të cilët mund të formojnë bazën e Kombëtares U-17 në sezonin e ardhshëm. Miqësoret me një kundërshtar të fortë siç është Italia janë shumë të vlefshme për të testuar forcat me rivalë të nivelit të lartë ndërkombëtarë. Gjithashtu, për djemtë kuqezi është një shans për të fituar sa më shumë eksperiencë me fanellën kuqezi në ndeshje ndërkombëtare.

Grumbullimi do të zgjasë për pesë ditë me radhë. Grupi do të ketë kohën e nevojshme për t’u ambientuar dhe lojtarët për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të Kombëtares U-16 të ftuar për dy miqësoret me Italinë U-16:

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...