Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Kombëtarja U-20 zbret në fushë në muajin shtator, dy miqësoret që do të zhvillojë

Pas zyrtarizimit të dy miqësoreve që do të zhvillojë ekipi kombëtar U-17 ndaj Maqedonisë së Veriut në muajin shtator, edhe kombëtarja U-20 do të zhvillojë dy sfida miqësore ndaj po të njëjtit kundërshtar në atë muaj.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Maqedonase e Futbollit kanë rënë dakord mes tyre për zhvillimin e dy takimeve miqësore mes skuadrave kombëtare, teksa Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije edhe datat e takimeve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 23 shtator në vendin tonë, ndërsa më 26 shtator, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të zhvillojnë takimin e dytë. Sakaq, ende nuk janë përcaktuar stadiumet dhe oraret e dy përballjeve miqësore.

Shqipëria U-20 drejtohet nga trajneri Ilias Haxhiraj, teksa tekniku kuqezi do të ketë mundësi të shohë nga afër gjendjen e lojtarëve të kësaj grupmoshe si dhe të vëzhgojë futbollistët e rinj që mund të jenë pjesë e ekipit për herë të parë.

Ekipet e moshave U-17, U-18, U-19 dhe U-20 do të zbresin të gjitha në fushë në muajt gusht dhe shtator dhe do të tregojnë cilësitë e tyre ndaj kundërshtarëve respektivë.

Skuadrat U-18 dhe U-19 do të udhëtojnë drejt Italisë në muajin gusht, ku do të zhvillojnë dy miqësore luksi kundër bashkëmoshatarëve të Italisë në muajin gusht.

Ndërsa ekipi kombëtar U-17 do të zbresë në fushë në muajin shtator, ku do të përballet me bashkëmoshatarët e Maqedonisë së Veriut në datat 12 dhe 14 shtator.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...